Pas sanksioneve të Europës ndaj Rusisë, rritet me 10 herë çmimi i gazit

Krahas Rusisë edhe Europa duket se po paguan një çmim të lartë sa i përket sanksioneve që kjo e fundit i vendosi Moskës pas sulmit të Ukrainës. Çmimi i gazit në Europë arriti në 7 mars 3300 dollarë për 1000 metra kub, ose 10-fish më shumë se në pranverën e kaluar.

Çmimi i gazit në Evropë arriti maksimumin historik duke kushtuar më shumë se 3300 dollarë për 1000 metër kubikë, bazuar në të dhënat zyrtare.

Çmimi i gazit në Evropë ka shënuar paqëndrueshmëri që pasi Rusia njohu dy republikat e vetëshpallura Donetsk dhe Luhanks si të pavarura nga Ukraina në 21 shkurt.

Në 4 mars çmimi i gazit në Evropë arriti rekordin më të lartë prej 2400$ për 1000 metra kubikë në mes të krizës energjetike në Evropë, të cilat vinin pas sanksioneve kundër Rusisë pas sulmit të Ukrainës.

Rritja drastike i parapriu ngrirjes së certifikimit të gazsjellësit rus Nord Stream 2 nga Gjermania, e cila do të mundësonte dërgimin e gazit natyror drejt Evropës përmes Detit Baltik.

Megjithatë një rritje sinjifikante e çmimit të gazit në Evropë filloi pranverën e kaluar, kur çmimi mesatar i gazit ishte rreth 250-300 dollarë për 1000 metra kub.

Në fund të verës, çmimi i gazit natyror për 1000 metra kub shkoi në 600 dollarë, në fillim të tetori ishte ende 1000 dollarë për 1000 metra kub. Çmimi më i lartë u arrit në 4 mars të këtij viti kur shkoi 2411$ dhe 3 ditë më vonë do të çmimi do të arrinte rekordin pre 3300 dollarë për 1000 metra kub.