Pas përballjes së fortë gjatë ditës së djeshme me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, Ilir Meta është ndalur të flasë sot për forcën e grave.
Në një takim me gratë anëtare të Partisë së Lirisë, Meta tha se nuk ka të më të rrezikshme se gratë që janë xheloze për gratë, ndërsa shtoi se ka pasur pranë vetes gra që i thoshin të mos fliste për figura historike, pasi sipas tij, ato e kishin mendjen për çanta, vadhë, ora të shtrenjta dhe taka të larta.
“Do t’i mbështes shumë gratë si Margaret Thatcher, por që u kemi vendosur strekëmbësha, shumë për fat të keq. Nuk ka të më të rrezikshme se gratë që janë xheloze për gratë. Kisha disa gra që më thoshin mua mos fol më për Vasil Laçin ti, sepse nuk është modë, se të rinjtë nuk e kuptojnë. Pse flet për Vojo Kushin e Mujo Ulqinakun, se nuk flasim për këta ne se e kemi mendjen tek ato çantat e shtrenjta, vathët e shtrenjtë, orët e shtrenjta, takat e larta, ndaj po na ikin të rinjtë.
Gratë në PL do të shpërthejnë dhe do të afrohen shumë të tjera në konventën e 27 Prillit. Njoh shumë gra të jashtëzakonshme në Shqipëri.”– tha ai.













