Dita e dytë e vitit të ri ka sjellë trafik të rënduar në aksin Elbasan- Prrenjas. Për shkak se shumë qytetarë kanë lëvizur për të festuar Vitin e Ri në Korçë, në kthim është shënuar një fluks i lartë makinash, duke krijuar një varg automjetesh.
Po në këtë aks gjatë ditës së sotme është shënuar një aksident por vetëm me dëme materiale. Gjithashtu ka fluks të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës apo në akse të tjera. Policia rrugore e Elbasanit ndodhet në terren për të menaxhuar situatën.
“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë 100% në terren, si dhe kanë shtuar vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”.
