Pas dy dekadash në treg, kompania Microsoft ka vendosur që të mbyllë aplikacionin e thirrjeve me video “Skype”.
“Skype nuk do të jetë më i disponueshëm për t’u përdorur duke filluar nga 5 maji”-, konfirmoi kompania në platformën “X” .
Mbyllja e “Skype” vjen 14 vjet pasi “Microsoft” bleu shërbimin për 8.5 miliardë dollarë, duke shënuar blerjen më të madhe të kompanisë në atë kohë. “Microsoft” e integroi shërbimin në produktet e tij të tjera, të tilla si Office dhe shërbimi i tij i keq i operimit celular ‘Windows Phone”.
“Microsoft” njofton se përdoruesit do të kenë rreth 10 javë kohë për të vendosur se çfarë do të bëjnë me llogaritë e tyre.
