Pas dorëheqjeve të drejtorëve, Rama sërish vizitë në bashkinë e Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish në bashkinë e Vlorës ditën e sotme.

Aty është pritur nga kryetari i bashkisë Ermal Dredha, Ministri Pirro Vëngu si dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën Bledi Çuçi.

Në takimin e parë me të vihet re që Rama nuk i ka dhënë askujt dorën dhe ka avancuar pa folur drejt bashkisë.
Ai është pritur edhe qytetarë vlonjatë.

Ende nuk dihet vizita për herë të dytë në këtë bashki e kryeministrit.