SARANDË- Princ Leka dhe Blerta Celibashi i kanë dhënë fund beqarisë, me një ceremoni që është zhvilluar në një resort luksoz në Sarandë. Fotot nga eventi janë bërë publike sot, duke treguar momente nga fejesa e tyre, e cila është mbajtur në rreth të ngushtë familjarësh dhe miqsh të afërt.
Lajmi është dhënë publikisht përmes një njoftimi zyrtar nga Pallati Mbretëror Shqiptar. Megjithatë deri më tani nuk janë bërë të ditura shumë detaje për të ftuarit apo organizimin, pasi çifi nuk ka ndarë ende momente nga dasma.
“Familja Mbretërore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi. Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë. Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm”, thuhet në njoftim
