Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt burgut të Fierit

Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, shumë persona që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë po transferohen nga drejtoria e burgjeve drejt burgut të Fierit.

Gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj, ka raportuar për BW, se burgu i Durrësit nuk është burg me siguri të larta, ndaj është parë e arsyshme që personat me rrezikshmëri të lartë të mos qëndrojnë më aty.

Bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë dhe jo atyre zyrtarëve të arrestuar.

Altin Ndoci u arratis ditën e djeshme nga spitali i burgut, ku kishte shkuar të mjekohej pas ankesave për dhimbje në veshka.

Ndërkohë kur po kalojnë 24 orë nga arratisja dhe Ndoci ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve të shumta dhe postoblloqeve të ngritura.

Tetë persona u vunë në pranga në lidhje me arrestimin e Ndocit, kontetisht:

-Aulon Çuko- Kryeinfermieri

-Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë

-Efektivët: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela

-Violeta Uka

Baçi është person nën hetim nga SPAK, pasi njihet edhe si polici i cili i dha kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, në momentin që ndodhej në automjetin me të cilin po transportohej nga paeraburgimi i Durrësit në Apelin e GJKKO ku do të njihej me masën e sigurisë.