TIRANË – Pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci, autoritetet penitenciare kanë ndërmarrë një riorganizim të menjëhershëm të shpërndarjes së të dënuarve, duke transferuar 33 persona nga IEVP Durrës drejt burgjeve të Peqinit dhe Fierit, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në sistemin e burgjeve.
Sipas informacioneve, transferimet janë kryer me masa të shtuara sigurie dhe përfshijnë të dënuar me profile të ndryshme penale. Vendimi për zhvendosjen e tyre është marrë pas arratisjes së Ndocit, ngjarje që ka ngritur shqetësime serioze mbi protokollet e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Lista e të dënuarve të transferuar
Nga IEVP Durrës në IEVP Fier janë transferuar:
Agim Gjini, Lulëzim Selimi, Dhimitër Nina, Aldi Zonja, Artur Hoxhosmani, Armando Ndreca, Astrit Avdyli (alias Balliu), Braniol Liço (alias Ago), Dorian Beu, Emirjan Beu, Enkeli Kërtalli, Skënder Sufaj, Ismail Zeneli, Klajdi Merkaj, Klevis Hoxhosmani, Morel Kërtalli, Maksim Ndoci dhe Saimir Bilaçaj.
Ndërkohë, nga IEVP Durrës në IEVP Peqin janë transferuar:
Algert Rrapi, Enea Kume, Elvis Ndreca, Endri Seiti, Erind Lasku, Artion Çaushllari (alias Gjika), Armand Marvataj, Samuel Alfonso Moreno Serrano (shtetas venezuelian), Orges Molla, Lulzim Berisha, Juxhin Koka, Jose Ramos Zacarias Rodrigues Vasques (shtetas venezuelian), Gëzim Thartori, Geis Sejfullai dhe Ervin Zeqiri.
Burime nga sistemi penitenciar bëjnë me dije se ky riorganizim synon të shmangë ngjarje të ngjashme në të ardhmen dhe të forcojë kontrollin në institucionet e vuajtjes së dënimit, ndërsa priten edhe masa të tjera administrative dhe disiplinore pas analizës së plotë të rastit të arratisjes.













