Pas 9 muajsh në burg, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në orën 17:00 do jem në konferencë nga selia blu

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është liruar nga burgu.

Trupa gjykuese ka vendosur që Salianji të lirohet, pasi raporti i shërbimit të provës për Salianjin ka dal pozitiv.

Pas publikimit të raportit, prokurori i çështjes ka dhënë dakordësinë që ish-deputeti të dalë nga burgu.

Pas vendimit të Gjykatës së Fierit, Salianji për mediat jashtë ka deklaruar se do të jetë në konferencë për mediat në selinë blu në orën 17:00.

Ervin Salianji është dënuar më 26 shtator 2024 me një vit burg për dosjen “Babale”.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa.

Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.