Vendi ynë këtë të mërkurë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët do të ketë përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri-verilindje.
Në orët e mesditës reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore.
Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 34 gradë Celcius.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.
