Vendi ynë do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare, kryesisht përgjatë zonave malore në lindje të vendit gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Reshje shiu me karakter lokal dhe me intensitet të ulët priten në relievet malore të lindjes dhe jugut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.
Sa i përket kushteve detare, në detin Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.













