Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites në ekstremin jugor me intensitet të ulët. Më pas në orët e mbrëmjes në zonën e jugut dhe kryesisht jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.













