Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdites, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-11m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.