Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me përpjekjet për sigurimin e dokumenteve të emigracionit përmes martesave, duke paralajmëruar se praktika të tilla përbëjnë shkelje të rënda ligjore.
Në njoftimin e saj, Ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës konsiderohet krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe shoqërohet me pasoja serioze ligjore për personat e përfshirë.
“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze,” thekson Ambasada.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin gjithmonë rrugët ligjore të emigracionit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
“Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur.” përfundon mesazhi i Ambasadës.













