Pamje të trishta nga Borshi, zjarri po përparon drejt zonave të banuara. Video

Malet mbi plazhin e Borshit dhe Palasës janë ndezur nga zjarret mbrëmjen e kësaj të shtune.

Pushuesit kanë filmuar pamjet dramatike teksa në fshatin turistik ka rënë nata dhe reja e zezë e tymit ka mbuluar zonën e plazhit.

Ndërsa banorët vendas janë të shqetësuar. Zjarret po digjen dhe askush nuk i ndalon. Nëse nuk shuhen vetiu, rrezikojnë t’i afrohen zonave të banuara, shtëpive, bizneseve, hoteleve.