Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

KOSOVA- Ditën e sotme në Prishtinë, i cili u bë vendgrumbullim i qindra mijëra shqiptarëve teksa prisinin vendimin e gjykatës në Hagë, u shoqërua nga momente prekëse. Një polic i Kosovës shpërtheu në lot, kur protestuesit i vendosin pranë flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të UÇK-së.

Ai dhe kolegët e tij ishin vendosur në mbrojtje të zyrave të UNMIK-ut, pas revoltës në Prishtinë. Pas vendimit, qytetarët dolën në rrugët e kryeqytetit të Kosovës dhe protestuan. Ata e kanë cilësuar vendimin e gjykatës si të padrejtë dhe të rëndë.