Palestina sulmon me raketa Izraelin! Persona të armatosur futen nëpër qytete, Kryeministri izraelit: Jemi në LUFTË

Palestina ka zhvilluar një sulmon me raketa në Izrael.

800 persona kanë vdekur dhe të paktën 1290 të tjerë janë plagosur nga breshëria e raketave.

Ministria e mbrojtejs izraelite njoftoi se më shumë se 5000 raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.

Gjithashtu një numër i militantëve nga Gaza kanë hyrë në territorin izraelit dhe kanë nisur të qëllojnë mbi kalimtarët në rrugët e Izraelit jugor. •Ndërkohë ka raportime se shtëpitë në Sderot janë pushtuar nga persona të armatosur.

Ambasada e SHBA-së e ka dënuar sulmin me raketa ndaj Izraelit dhe e ka quajtur një akt terrorist.

Një reagim ka ardhur edhe nga Minisistria e Jashtme e Shqipërisë, e cila u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë atje të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Sipas raportimeve në media rezulton se Hamasi ka rrëmbyer 33 izraelitë që rezultojnë, civil dhe ushtarë.