Delvina po përjeton momente kritike pas përhapjes së shpejtë të zjarrit që ka mbërritur në periferi të qytetit dhe rrezikon seriozisht zonat e banuara. Për shkak të rrezikut në rritje, shumë banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, ndërsa autoritetet janë në terren për të menaxhuar situatën emergjente.
Forcat zjarrfikëse po përballen me vështirësi për shkak të erërave të forta dhe terrenit të thyer, ndërkohë që kërkohet ndërhyrje e menjëhershme shtesë për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes.
Situata mbetet mjaft serioze dhe autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës.
