Operacioni Tunjë, dy të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim, u kapën me 5 kg drogë

 

Blutë e Elbasanit kanë finalizuar operacionin e koduar duke sekuestruar nje sasi te madhe droge dhe arrestuar disa persona.

Komunikimi I policisë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Tunjë”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh.

 

Sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike kanabis, 3 automjete dhe 2 telefona celular.

 

Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

 

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, zhvilloi operacionin policor antidrogë të koduar “Tunjë”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

A.B., 30 vjeç, banues në fshatin Çerrice, Çorovodë, dhe M.D., 31 vjeç, banues në fshatin Zhepe, Çorovodë.

 

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M.H., 22 vjeç dhe S.Q.,23 vjeç, banues në Gramsh, ku vijon puna për kapjen e tyre.

 

Arrestimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Gramsh-Tunjë, gjatë kontrollit të automjeteve , shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

 

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale , “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.