Operacioni First Day në Elbasan, mbahet seanca gjyqësore për masën e sigurisë, të arrestuarit nën masa të forta sigurie

ELBASAN- 30 të arrestuarit nga megaoperacioni ‘First Day’ në qarkun e Elbasanit, pritet të njihen ditën e sotme me masën e sigurisë. Mësohet se të gjitha ata janë paraqitur në ambientet e e gjykatës të shoqëruar me autobus dhe nën masa të rrepta sigurie.

Fillimisht mësohet se ishin 25 masa sigurie arrest me burg për tu ekzekutuar. Ndërkohë që gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 5 persona të tjerë, si edhe 1 tjetër është proceduar penalisht. Nga ky operacion, janë shpallur dhe 14 persona në kërkim, ndaj të cilëve vijon puna për arrestimin e tyre.

Operacioni u fokusua në goditjen e personave të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin e qarkut Elbasan, duke përfshirë qytetet Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Prrenjas. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane dhe 24 celularë