Operacion antidrogë në gjithë vendin, 150 të arrestuar! 100 në pranga vetëm në Tiranë

Një tjetër operacion mbarë kombëtar është zhvilluar në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike. Peshën më të madhe e mbanë sërish Antidroga e Policisë së Tiranës.

Sipas informacioneve deri më tani janë afro 100 persona të arrestuar vetëm në kryeqytet, ndërsa në rang vendi janë mbi 150 persona në total.

Ky është vazhdimi i operacionit ‘Tempulli’. Antidroga prej kohësh ka nisur hetimet për goditjen e disa grupeve kriminale të cilët merren me shitje dhe trafik të drograve të forta dhe të lehta.