Në vendin tonë janë konfirmuar dhe rastet e para të variantit më të ri të Covid, Omicron që është bërë kryefjala e ditëve të fundit në të gjithë botën.
Media të ndryshme bëjnë të ditur se rastet e para janë dy qytetarë nga Tirana të cilët kishin ardhur nga Kroacia.
Ndërkaq sa i përket masave kufizuese në vendin tonë ato kanë ngelur të njëjta dhe natën e ndërrimit të viteve do të hiqet edhe ora policore.
