Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Gjirokaster-Kakavijë, pranë fshatit Grapsh.
Një oficer policie, jashtë detyrës së punës ka përplasur me automjetin e tij privat një pasagjere të linjës Gjirokastër-Janinë.
Teksa kthehej nga shërbimi, efektivi ka përplasur të moshuarën me emrin Kostulla Harito. Ajo ka humbur jetën në vend për shkak të goditjes së madhe.
Gjirokastër/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në Grapsh, shtetasi A. M., 55 vjeç, (oficer policie në DVKM Gjirokastër i cili po shkonte për në punë) duke drejtuar automjetin e tij personal ka aksidentuar shtetasen K. H., rreth 71 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe nën drejtimin Prokurorisë po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
