Qytetarët ndaluan edhe kreun e IMT-së të Bashkisë së Durrësit, të cilit i kërkuan shpjegime
Banorët e qytetit të Durrësit e kanë nisur ditën e sotme me protesta për projektin TID, i cili do të cënojë banesat e 74 familjeve durrsake.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak në orën 12:00, një nga pikat e rendit të ditës lidhet me shpronësimet e shtëpive të këtyre banorëve, të cilat do të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të unazës. Banorët janë përplasur para nisjes së mbledhjes me zyrtarët dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak duke mos kursyer as ofendimet, ndërsa i kanë kërkuar llogari për vendimin e tyre për shpronësimin e pronave.
“O b*thë q*rë, o k*rvë e m*tit. O lëngaraq, nuk do dalësh më ti? O të q*fsha ropt, të q*fsha motrën”, i është drejtuar një prej protestuesve zyrtarit të bashkisë.
Po ashtu, ata janë përplasur me zyrtarët e tjerë edhe në hyrje të Bashkisë, ku janë përballur edhe me bllokadën e policisë bashkiake.
“Ti ke firmosur për ne, mos guxo të futesh në mbledhje. Ikni nga mbledhja. Turp, turp. Mos e lini legenin, ne po na prishin shtëpinë”, i tha një qytetar anëtarit të Këshillit teksa hynte në mbledhje.
Qytetarët ndaluan edhe kreun e IMT-së të Bashkisë së Durrësit, të cilit i kërkuan shpjegime për situatën.














