Deputeti socialist ka postuar një video me kryebashkiakun e Divjakës, për të treguar se ka nisur puna për ndërtimin e një ure që lidh disa fshatra në këtë zonë. Por ai është përplasur me një komentues, që e pyet ku e ka urën.
Komentuesi: “Fillove me u tall prapë me popullin se po vijnë votimet tani o kokrrat e mashtrusave! Po ku e ke urën?”
Braçe: “O hajvan i vogël, shih videon dhe mëson qe s’ka urë të gatshme, ka urë që ndërtohet; po ti dhe soji yt nuk ka nga ta dijë në Itali; edhe atje kur shkon ura nuk bie nga qielli por ndërtohet; kuptove hajvan??”














