Nusreti donte të krenohej me një faturë prej gati 110,000 euro që postoi, por ndezi zemërim në rrjetet sociale

Ai mund të ketë zotëruar tashmë një numër të konsiderueshëm restorantesh dhe ishte një kuzhinier i kompletuar, por Nusret u bë i famshëm kur i shtoi emrit të tij pseudonimin ‘Salt Bae’.

Kur filloi t’i hidhte mishit kripë sipas mënyrës së tij, atëherë u bë i njohur gjerësisht dhe tashmë është një nga figurat më piktoreske ndërkombëtare. Komentet kundër tij japin e marrin, si për pjatat shumë të shtrenjta në dyqanet e tij, ashtu edhe për faktin që kërcen si “majdanoz” në çdo rast në çdo event.

Reagime ka shkaktuar tashmë postimi i ri i shefit turk në Instagram, sipas të cilit një grup klientësh në restorantin e tij në Dubai kanë paguar një faturë prej 108 mijë eurosh. Nusreti donte me postimin e tij të tregonte se sa… shet, duke shkruar “paratë shkojnë e vijnë”, por rezultoi ti kthehet negativisht.

Kritikët thonë se fatura e gjatë është një fyerje për turqit punëtorë që luftojnë për të përballuar inflacionin në rritje dhe një normë papunësie prej 10%. Ndërkohë, të ftuarit e paparalajmëruar që vizituan Nusr-Et Steakhouse Dubai në Four Seasons Resort të shtunën, festuan me karpacio viçi, patate të skuqura, sallatë, bakllava dhe fruta, ndër të tjera.