Një grua e cila vendosi të fshinte makeup-in 20 minuta përpara dasmës së saj, është bërë virale në rrjetet sociale. Lauren Avery trazoi rrjetin kur publikoi një video në TikTok dhe ndau me ndjekësit e saj përvojën nga dasma e saj. Asaj nuk i kishte pëlqyer grimi që ia kishte bërë grimierja, kështu që vendosi ta fshinte dhe të fillonte të lyhej vetë nga e para. Për këtë ka reaguar edhe grimierja e cila ia kishte bërë makeupin dhe se ishte habitur.
“Njëra nga grimieret më tregoi për këtë dhe doja të dija se për cilën nuse bëhej fjalë, dhe u shokova kur e kuptova se kush ishte, më kujtohet atë ditë, ajo vajzë më dha buzëqeshjen më të madhe ndonjëherë”-theksoi ajo.
@twirlyshears not what I expected for my TikTok debut 😅 #wedding #weddingmakeup #weddingday #storytime #weddinghorrorstory #makeup ♬ original sound – TwirlyShears
