Nuk u kthye nga puna në shtëpi, gruaja denoncon zhdukjen e bashkëjetuesit në Cërrik

Cërrik, 3 Shtator 2025

Shtetasja B. L., 50 vjeçe, ka kallëzuar në polici se bashkëjetuesi i saj, shtetasi G. S., 50 vjeç, nuk është kthyer në banesë pas punës më 1 shtator 2025.

Policia po punon për gjetjen e tij. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme.