Nuk u garantua siguria e qytetarëve në protestë/ Shkarkohet Ilir Proda dhe drejtori i Policisë së Tiranës, ja kush e merr drejtimin e Policisë

lir Proda është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Vendimi është marrë sot nga Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.

Shkarkimi i dy krerëve të policisë ka ardhur pas motivacionit se nuk kanë marrë masat e duhura për protestën e djeshme të opozitës që shkaktoi trazira.

Po kështu “u rrezikua jeta e shtetase të huaj” që jetojnë në Tiranë, pasi Policia nuk mori përsipër sigurinë.

Eshte shkarkuar dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.
Ilir Proda ishte vendosur në qendër të akuzave të opozitës shqiptare për lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar dhe kartelet.

PD e akuzonte si lidhje direkte e Suel Çelës dhe Ergys Agasit, të cilët edhe e promovuan në kupolën e institucionit.

Ky vendim vjen pak orë pas pas protestës së opozitës, ku nuk u garantua siguria e qytetarëve. Edhe javën e kaluar Policia bëri të njëjtën deklaratë, duke theksuar se nuk garantonte sigurinë për shkak të dhunës së protestuesve dhe opozitës.

Edhe dje (28 shkurt) protesta u zhvendos në disa pika, ku dy prej tyre ishin Policia e Shtetit dhe e Tiranës. Uniformat blu përdorën përsëri gaz helmues dhe topa uji, teksa pati edhe të lënduar.