“Nuk pyesim edhe sikur të bëni greva”/ Si u përgjigjet Bashkia Berat qytetarëve që kërkojnë rrugë: Protestoni sa të doni, rruga nuk bëhet

“Bëmë takim me kryetarin. Ai na tha; nuk kemi fonde për të bërë rrugën. Ai tha; ‘bllokoni rrugën, bëni greva, bëni ça të doni. Nuk pyesim për ju’, na tha. Ata të gënjejnë tërë ditën. Vinë marrin votat dhe pastaj ikin. Nuk na dhanë shpresë, na thanë ‘s’kemi fonde!’”, tha njëri nga protestuesit.