“Nuk më përjashton askush nga PD”! Pas deklaratave, Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka nxjerrë nga grupi i Kryesisë në Whatsapp ish-deputetin Ervin Salianji. Kjo lëvizje ka ardhur pas deklaratave të Salianjit në protestën kombëtare të opozitës mbrëmjen e sotme. Siç shihet edhe në screenshot-in e siguruar nga gazetarja e ReportTV, Danjela Maloku, Noka e ka hequr nga grupi Salianjin, pasi ky i fundit në një prononcim të shkurtër për mediat tha se askush nuk mundë ta largojë nga Partia Demokratike.

“Dy skandalet e fundit të qeverisë, e Ballukut dhe i AKSHI-t, kanë ekspozuar të gjithë segmentet shtetit të lidhura me kthimin e institucioneve në parcela private të personave të lidhur me qeverinë dhe krimin, por dhe rrënimin moral dhe korrupsionin politik. Sot është dita për rrëzuar. Nuk më përjashton asnjë njeri, nuk ndryshon asnjë gjë. Sot është radha për të përjashtuar Ramën.

Kam ardhur me mbështetësit e PD dhe unë jam i PD. Jam bashkëdrejtues i një lëvizje të rëndësishme demokratike. Po punoj për PD por ka një qëndrim të qartë që PD dhe opozita duhet të jetë më e fortë që me gjithë këto skandale nuk duhet të qëndronte në këmbë qeveria. Po qëndroj larg se nuk jam organizator, por një protestues”, tha Salianji.