“Nuk ishte atentat!” Shpërthimi në makinën e dy vëllezëve në Gramsh, dyshohet se mbanin në kroskot dinamit për të gjuajtur peshk

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Gramsh ku pas një shpëthimi në makinë mbetën të lënduar dy vëllezër. Bëhet me dije se lënda që ka shpërthyer nuk ka qenë një lëndë tritoli dhe nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale. Gjithashtu dyshohet se ka qenë një lëndë brenda në makinë, të cilët vëllezërit e kanë pasur në kroskot për të gjuajtur peshk.

Mësohet se ekspertët e konfirmojnë shpërthimin, por ajo ka ndodhur nga brenda jashtë dhe jo nga jashtë brenda, siç janë ngjarjet kriminale dhe lënda është dinamit me fuqi të ulët. Po ashtu bëhet me dije se vetëm njëri prej vëllezërve, pasagjer, ka probleme me gjymtyrët, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.