Njeriu më i urryer i shqiptarëve, Klodian Çalamani transferohet me urgjencë drejt Vlorës

Klodian Çalamani, “monstra e Fierit”, i cili vrau në mënyrë mizore 8-vjeçarin Mateo Vasiu, është dërguar në paraburgimin e Vlorës pasi Gjykata e Fierit caktoi masën “arrest me burg” për të.

Arsyeja e këtij vendimi të autoriteteve është shmangia e ndonjë sulmi të mundshëm që mund t’i bëhej 38-vjeçarit.

Po ashtu, mësohet se Çalamanin nuk kanë pranuar ta dërgojnë në burgun e Fierit dhe ai ka qëndruar në komisariat.

Burime nga IEVP Vlorë thonë se 38-vjeçari është ndjerë i frikësuar kur ka mbërritur në ambientet e paraburgimit të Vlorës dhe ka qëndruar i heshtur, duke parë i trembur këdo që i afrohej.

Ditët në vijim ai do të dërgohet në një institucion psikiatrik për vlerësimin e shëndetit të tij mendor.

Kujtojmë këtu që paraditen e sotme familjarët e vogëlushit të vrarë hynë me forcë në ambientet e Gjykatës së Fierit, ku kanë kërkuar se ku mbahej Çalamani.

Familjarët e Mateos kanë nisur një peticion ku po mbledhin firma për varjen e Klodian Çalamanit. Kjo nismë e tyre ka pasur mbështjetje të gjerë nga ana e qytetarëve.