ELBASAN- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në fshatin Hajdaran të Elbasanit. Mësohet se zjarri është ndezur në afërsi të disa banesave.
Nuk dihet shkaku i flakëve, por një parcelë toke me ullishte dhe shkurrë është djegur. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
