Një tjetër 18-vjeçar shkakton aksident në Korçë. 4 bashkëmoshatarë në spital

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Devoll. Drejtuesi 18 vjeçar humb kontrollin dhe mjeti rrokulliset në anë të rrugës.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar 4 bashkëmoshatarë ë cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën

‘Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, njofton policia vendore.
Mbrëmjen e sotme një 18-vjeçar shkaktoi aksident me vdekje te Gjiri i Lalëzit duke përplasur një 8-vjeçare sllovake e cila ndërroi jetë në spital.