Vetëm në pak ditë nga nisja e reality showt Big Brother VIP 3, Ledjona Xheladinaj ka qënë një ndër personazhet më të spikatur dhe më të preferuar nga publiku. Në Primen e sotme bëhet me dije se do te lexohet një letër e ish-burrit te gazetares investigative.
Para pak ditësh ai kishte bërë një shkrim denigrues ndaj gazetares ku shkruante se Ledjona e kishte ndarë atë nga fëmija, deklaratë e cila u hodh menjëherë poshtë nga mikja e saj e cila tregoi detajisht sesi qëndronte e vërteta.
Një person i afërt i Ledjonës shkruan ne llogarinë e saj te Instagramit se kjo letër është e mbushur me te pavërteta dhe sajesa, me qëllimin e vetëm, dëmtimin e saj.
“Sonte në BBV3 do të lexohet një letër e ish-burrit të Ledjonës.
Burimet tona tepër të sigurta na njoftojnë që letra është e mbushur plot me të pavërteta dhe sajesa me qëllim e vetem, dëmtimin e saj.
Në momentin kur një lojë kthehet në luftë, dhe kur për më tepër në mes është një fëmijë, gjërat nuk mund të jenë me as shoë dhe as argëtim.
Ne të afërm dhe miq të saj që e njohim të gjithë realitetin e këtij raporti, nuk mund të japim asnjë informacion për atë çfare ka ndodhur mes tyre. Ajo është një e drejtë vetëm e Ledjonës.
Ne vetëm mund të themi se ish-burri i saj është stilolapsi që e ka shkruajtur këtë letër denigruese. Dora që ka mbajtur këtë stilolaps është personi pranë tij, që ende sot pas shumë vitesh mundohet të shkatërrojë gjithçka në raportin e këtij burri me vajzën e tij.
Dhe kur e bën këtë ndaj një fëmije, imagjinoni pak se sa mund ta kursejë Ledjonën.”- shkruan shoqja e Ledjonës në Instagram.














