Një i plagosur me thikë paraqitet në një spital privat në Tiranë

TIRANË- Një plagosje dyshohet se ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një person është paraqitur me plagë të shkaktuara nga armët e ftohta, në një spital privat në Tiranë.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që i dëmtuari ka deklaruar se është dëmtuar nga kangjellat. I riu ka plagë në duar e këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën