Një djalë ka marrë peng një vajzë në zonën e Astirit në Tiranë!

Forcat RENEA dhe FNSH-ja kanë rrethuar zonën e Astirit mesditën e sotme, pas dyshimeve për pengmarrje.

Sipas banorëve të zonës, dyshohet se një djalë ka marrë peng një vajzë.

Tiranë/Informacion paraprak

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin