Një aktivitet i paharruar! Zhvillohet Festivali i Zogjve në Kavajë

Nga datat 9-12 janar në Kavajë, në ambientet e palestrës pranë gjimnazit “Aleksandër Moisiu”, u zhvillua një aktivitet i veçantë dhe i natyrës krejt ndryshe.

Federata Ornitologëve (FOSH), në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë, organizuan Festivalin e Zogjve, Edicioni VI, ku arbritra ndërkombëtarë vlerësuan performancën e zogjve bazuar në elementë të ndryshëm, si cicërima, qëndrimi, ngjyra, postera dhe shumë të tjera.

Ky aktivitet pati gjithashtu shumë surpriza, pasi ditën e parë u dhuruan shumë zogj për të apasionuarit e tyre.