Nis procedimi penal për kanosje dhe fyerje, referohen dy raste konflikti nga Librazhdi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për disa shtetas. Në një rast, M. X., 57 vjeç, akuzohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka kanosur dhe fyer kunatën e tij, 43 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij. Në rastin tjetër, F. A., 18 vjeçe, dhe një 17-vjeçare, janë proceduar pasi janë konfliktuar me njëra-tjetrën për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.