Nipi vret xhaxhain kryebashkiak. E bëra se nuk më punësoi në bashki!

TURQI- Një kryebashkiak turk ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një sulmi me armë. Bëhet fjalë për Hilmi Sen, kryetar i bashkisë Baliseykh në provincën Kirikale të Turqisë. Siç raportohet kryebashkiaku u sulmua me armë zjarri, teksa po udhëtonte me makinë.

Gjithashtu bëhet e ditur se ai është vrarë me armë zjarri nga nipi i tij. Gjatë sulmit ka mbetur gjithashtu i vrarë edhe shoferi i kryebashkiakut, ndërsa të lënduar kanë mbetur tre persona të tjerë. Autori i sulmit u arrestua nga policia turke. Ai tha para togave të zeza se vrau kryetarin, pasi sipas tij ai nuk mbajti premtimin për ta punësuar në bashki.