E kthyer tashmë në një traditë në vendin tonë, Dita Kombëtare e Aktivizmit shënoi vitin e shtatë, duke u bërë një histori suksesi për bashkimin e individëve dhe organizatave nga i gjithë vendi, që i dedikohen aktivizimit qytetar të të gjitha formave.
“Zërat për përfshirje: Fuqizimi i diversitetit në vendimmarrje”, ishte tema e vitit 2024 e Ditës Kombëtare të Aktivizmit, që këtë vit u mbajt më 31 tetor.
Mbi 40 organizata të shoqërisë civile nga mbarë vendi u bashkuan përmes kauzave të ndryshme, midis tyre edhe INAC me nisma të fokusuara në çështje të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, mjedisit, personave me aftësi të kufizuara dhe të tjera çështje që përfaqësojnë grupet e ndryshme në shoqëri.
Ajo u çel në hollin e Piramidës së Tiranës, përmes ndarjes së 6 çmimeve për individët që kanë spikatur në për kontributin në komunitet, duke vijuar me “Panairin e Aktivizmit” në sheshin aty para dhe përmes lidhjeve direkte në të gjithë Shqipërinë.
Gjatë kësaj ceremonie u shpërndan gjashtë çmime që vlerësuan kontributin e çmuar që organizatat, aktivistët ose individët kanë dhënë përgjatë viteve në Shqipëri.