“Range Rover” rezulton i vjedhur në lagjen nr.12 në Durrës më 17 Prill të këtij viti, ndërsa ka qenë pronari që asokohe bëri denoncimin për vjedhjen në policinë e Durresit.
SHKODËR- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me lëvizjet e dyshuara të autorëve pas atentatit me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës. Sipas informacioneve, autorët e dyshuar të atentatit, me qëllimin për të mos lënë asnjë gjurmë, automjeti “Range Rover” është shkrumbuar fillimisht me acid dhe pastaj i është vënë flaka. Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar numrin e shasisë të makinës dhe elementeve të tjerë identifikues.
Ndërkohë pak më herët u raportua se “Range Rover” rezulton i vjedhur në lagjen nr.12 në Durrës më 17 Prill të këtij viti, ndërsa ka qenë pronari që asokohe bëri denoncimin për vjedhjen në policinë e Durresit. Kjo është zbuluar nga grupi hetimor pas krahasimit që i është bërë numrit te shasisë, në automjetin që u gjet i djegur, disa minuta pas atentatit.