Vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme edhe këtë të martë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore-malore shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Vranësirat e dendura më të theksuara në relievet malore në lindje. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje si dhe zonën e Alpeve reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta.
Në relievet e larta malore të territorit në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 37 gradë Celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonavt luginore era fiton shpejtësi 10-17 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.
