Ngjarje tragjike në Sarandë/ Bie ashensori, vdes në vend kamarieri 17-vjeçar

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Një 17 vjeçar i cili punonte si ndihmëskamarier në “Club Orange” ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike pasi kavoja e ashensorit është këputur duke e zënë poshtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″ në lokalin në pronësi të Spiro Iliazit. Sipas policisë kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është këputur duke zënë poshtë A. D., 17 vjeç, ndihmës/kamarier në këtë lokal. Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën

Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushi për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Pronari i lokalit është larguar Spiro Iliazi dhe është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .