Ngjarja në Krujë/ I plagosuri po transportohet me fouristradë pasi ambulanca nuk futet dot nga bora

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Bruz të Krujës. Fshati në fjalë ndodhet në Zall të njësisë administrative Cudhi të Krujës.

Ambulanca dhe forcat e shumta të policisë kanë shkuar deri  në zonën e Kroit të Madh pasi është e pamundur t futen më tej si pasojë e borës dhe ngricave.

I plagosur po transportohet nga vendi i ngjarjes me një automjet foristradë drejtë ambulancës, ndërsa akoma nuk dihet gjendja dhe emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje.