Ngacmoi sek*sualisht të miturën/ Flet nëna e 11-vjeçares: Çupën nuk e ka prekur, vetëm fjalë të pista i ka thënë

MALIQ- Nëna e 11-vjeçares e cila denoncoi për vajzën se ishte ngacmuar seksualisht nga një 70-vjeçar ka reaguar në lidhje me ngjarjen. Nëna e të miturës duke folur për mediat është shprehu se vajzën nuk e ka prekur, por vetëm e ka ngacmuar me fjalë të pista.

Gjithashtu ajo është shprehur se vajzën nuk e dërgonte shpesh në dyqan, por vetëm ndonjëherë në të rrallë. Më tej ajo tha se nuk ka pasur borxhe te ai dyqan

“Çupën nuk e ka prekur, vetëm llafe të pista kështu më tha vajza kaq. Nuk e ka ngacmuar, nuk e di tani vajza ishte vetë aty. Nuk e dërgoja shpesh ndonjëherë në të rrallë në dyqan. nuk kam borxhe te ai dyqan. Hiç asgjë jo llafe të pista i kishte thënë. Unë nuk di gjë, vetëm llafe të pista më tha. Burrin e kam në Greqi në fshat jam me fëmijët,” tha Marsela Zito