Ngacmoi dy nxënëset e tij në një shkollë në Përrenjas, shkarkohet nga detyra mësuesi pedofil

PËRRENJAS- Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar ka njoftuar se pas informacioneve të marra mbi rastin engacmimit sekual ndaj dy nxënëseve në shkollën e bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë, është ndërmarrë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha.

Gjithashtu pas marrjes së informacionit, drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësen e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë, zhvilloi verifikimet përkatëse. Rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe është në ndjekje për hetime të mëtejshme nga organet kompetente.

55-vjeçari u arrestu në Rinas pasi tentoi të arratiset. Ndërkohë ngjarjen e ka denoncuar drejtori i shkollës pasi një koleg tjetër ka parë mësuesin të kryejë veprimet të papërshtatshme me fëmijët në fjalë dhe prekje.