Nga shkollat, bursat tek inovacioni dhe gjithëpërfshirja, 8 mënyra se si BE po mbështet Shqipërinë për të përmirësuar të ardhmen e arsimit

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri së fundmi ka bërë një pasqyrim në lidhje me mbështetjen që ka dhënë BE për të formuar të ardhmen e arsimit në vend. Delegacioni bën me dije se BE nëpërmjet programeve gjithëpërfshirëse ka rindërtuar objekte të reja, pajisje më të mira, ka dhënë mundësi ndërkombëtare dhe trajnime për gjenerata dhe grupe të ndryshme sociale. Projektet e financuara nga BE-ja kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit në aspekte të ndryshme dhe në promovimin e ndërtimit të paqes, shkëmbimit dhe dialogut ndërkulturor.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri bën me dije se më shumë se 2500 studentë dhe staf akademik kanë studiuar në universitetet evropiane përmes “Erasmus+” në vitin 2023. Nga “Erasmus +” më shumë se 10,000 studentë kanë studiuar jashtë në vitet e mëparshme, duke rritur aftësitë dhe punësueshmërinë e të rinjve për mundësi të barabarta. Më tej bëhet me dije se 63 shkolla janë rindërtuar sipas standardeve të BE-së pas tërmetit me “ EU4Schools” në 11 bashki, duke përmirësuar procesin dhe kushtet mësimore për 24529 fëmijë, nxënës dhe mësues.

Duke theksuar parimin për të mos lënë pas asnjë fëmijë dhe për ta bërë arsimin më të aksesueshëm, “ EU4InclusiveTeaching” ka ofruar zhvillim profesional për 15,000 mësues për t’iu përshtatur nevojave të ndryshme të nxënësve, ka krijuar 550 kabinete shërbimi psiko-social në shkolla dhe ka transformuar shkolla speciale për nxënësit me dëmtime dëgjimi dhe shikimi.

Ndërsa programet e financuara nga BE synojnë ta bëjnë arsimin modern dhe të gatshëm për të ardhmen, “ Horizon Europe” ka hapur qendrën e parë të komunitetit të Institutit Evropian të Inovacionit dhe Teknologjisë, duke krijuar mundësi për novatorët vendas në të gjithë sektorët.

Nxitja e kapaciteteve të shkollave për të zhvilluar projekte cilësore duke krijuar hapësira mësimore moderne dhe inovative, më shumë se 300 nxënës, 88 mësues dhe 43 shkolla kanë marrë pjesë në programin “Super Shkollat” shkëmbimet në Ballkanin Perëndimor gjatë tre viteve të fundit, duke mbështetur ndërtimin e paqes dhe pajtimin.

Ndërkohë, vitin e kaluar, 500 shqiptarë të moshës 15-29 vjeç aplikuan për arsim, punë dhe trajnim pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, i cili në kuadër të programit “EU4Youth” , rrit kapacitetin dhe efektivitetin e sistemeve të AFP-së në prodhimin e një fuqie punëtore të kualifikuar.

Bashkimi Evropian shprehet se ka një angazhim të fortë për gjithëpërfshirjen, duke punuar për të ofruar mundësi për të gjithë qytetarët. Përmes “ EduJobs gjithëpërfshirëse”, ata synojnë të përmirësojnë regjistrimin në shkollë, ndjekjen dhe arritjet akademike përmes arsimit të përzier, bursave dhe programeve të shkrim-leximit dixhital, duke zhvilluar bursa që nxisin performancën akademike dhe mbajtjen e studentëve romë dhe egjiptianë.