Nga shkeljet e qarkullimit rrugor deri te kapja me drogë, arrestimet dhe procedimet penale gjatë orëve të fundit në Elbasan

Arrestimet dhe procedimet penale gjatë orëve të fundit në Elbasan:

Sektori i Qarkullimit Rrugor

-arrestoi në flagrancë shtetasin D. D., 38 vjeç, banues në Librazhd, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Xh., 18 vjeç, banues në Librazhd, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Gj., 23 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.